Sulmuesi i Juventusit, Douglas Costa ka thënë se asnjëherë nuk ka menduar të largohet nga Torino.
Për të ka pasur shumë spekulime që është i lidhur me gjigantin anglez, Manchester United.
Braziliani përmes një postimi në Instagram ka thënë se këto janë vetëm spekulime dhe është i gatshëm për të dhënë më të mirën për “Zonjën e Vjetër”.
“Shkruaj për t’iu treguar se nuk kam negociuar me ndonjë klub tjetër gjatë afatit kalimtar. Isha i qartë se do të qëndroj dhe do të fitojë tituj, të bëj më të mirën për fanellën e Juvenutsit”, deklaroi ai.
Braziliani gjithashtu foli edhe për agjentin e tij.
“Junior Mendonza është agjenti im i vetëm dhe personi i vetëm që mund të flas për mua”, përfundoi ai.