Më në fund! Zhang reagon për Icardin dhe ka një mesazh për Conten

Futboll

Më në fund! Zhang reagon për Icardin dhe ka një mesazh për Conten

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 14:33
Steven Zhang, Mauro Icardi

Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka folur në lidhje me largimin e Mauro Icardit. Ai ka reaguar për herë të parë pas bashkimit të tij me PSG-në. Numri një i klubit zikaltër, vetëm 28 vjeç, nuk arriti të shuante problemet mes palëve dhe mendon se largimi i tij është zgjidhja e duhur. 

"Icardi është një djalë i mirë, person i mirë dhe lojtar i mirë. Ne dëgjuam për PSG-në dhe gjetja e zgjidhjes është pozitive. Çdokush do që të fitojë dhe të fitosh duhet të kesh durim. Ne jemi 100% me Conten dhe jemi të sigurt se fitoret do të vijnë", - tha ai.

Trajneri Antonio Conte vendosi që të mos i jepte asnjë mundësi Mauro Icardit. Tekniku nuk donte në ekip futbollistë që mund të prishin harmoninë dhe dy "viktimat" ishin Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat