Ramos: Dëgjon shumë gjëra nga portalet, disa janë të vërteta, disa jo

Futboll

Ramos: Dëgjon shumë gjëra nga portalet, disa janë të vërteta, disa jo

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 14:50
Ramos: Dëgjon shumë gjëra nga portalet, disa janë të vërteta, disa jo

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se sulmuesi Gareth Bale është lojtar i mirë që qëndron pas bashkëlojtarëve.

Bale pritej të largohej gjatë kësaj verë, mirëpo transferimi i tij dështoi dhe për momentin është duke luajtur në formacionin e parë.

Ka pasur shumë kritika për Bale dhe kapiteni i skuadrës e ka mbrojtur duke treguar se sa i rëndësishëm është për skuadrën.

“Bale është lojtar i mirë, ka qenë i rëndësishëm për klubin vitet e fundit. Dëgjon shumë gjëra nga portalet, disa janë të vërteta, disa jo.

Jemi të lirë të bëjmë çfarë duam në kohën e lirë, duhet ta respektojmë këtë”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat