Amir Rrahmani sot do të hyjë në histori të kombëtares së Kosovës

Futboll

Amir Rrahmani sot do të hyjë në histori të kombëtares së Kosovës

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 16:30
Amir Rrahmani

Kombëtarja e Kosovës sonte do të luajë ndaj Anglisë në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.

Kosova dhe Anglia ballafaqohen në stadiumin St Mary’s, me fillim nga ora 20:45.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani pritet të hyjë në histori të kombëtares së Kosovës.

Rrahmani me shumë gjasë do të startojë nga minuta e parë dhe kjo do ta bëjë atë lojtarin me më së shumti paraqitje me fanellën e ‘Dardanëve’, plot 25, po aq sa Samir Ujkani, i cili me shumë gjasë do të jetë në stol për ballafaqimin e sotën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat