Flaka Krelani thotë se gjithmonë ia qëllon! Ky është rezultati Angli – Kosovë, sipas saj

Futboll

Flaka Krelani thotë se gjithmonë ia qëllon! Ky është rezultati Angli – Kosovë, sipas saj

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 17:05
Flaka Krelani

Këngëtarja Flaka Krelani ka treguar shpeshherë se është ndjekëse e rregullt e ndeshjeve futbollistike.

Krelani e cila njihet si tifoze e flaktë e Barcelonës, ka dhënë edhe parashikimin e saj për ndeshjen e madhe sonte, mes Anglisë dhe Kosovës.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja është shprehur se kjo ndeshje do të përfundoj me rezultat 1-1.

“Tash e tutje kam vendos me i tregu parashikimet e lojëve në futboll. Duke qenë se gjithmonë i qëlloj, mos të harrojmë lojën historike Barcelona vs. Real Madrid 5-0, Kosova- Çekia 2-1, e për sonte mendoj Anglia – Kosova 1-1”, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe, Anglia dhe Kosova do të ndeshen sonte në ora 20:45 në stadiumin “St. Mary’s”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat