Skënderbeu firmos me kapitenin e U-19-ës - Bota Sot
Skënderbeu firmos me kapitenin e U-19-ës

Futboll

Skënderbeu firmos me kapitenin e U-19-ës

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 17:06
Skënderbeu firmos me kapitenin e U-19-ës

Tjetër zyrtarizim nga ekipi i Skënderbeun në këtë fillim sezoni. Prej ditës së sotme, Agon Elezi është zyrtarisht futbollist i skuadrës korçare.

18-vjeçari ka konkretizuar marrëveshjen paraprakë të arritur me klubin duke firmosur kontratën që e lidh me Skënderbeun për 3 vitet e ardhshme. Elezi u bashkua sot me grupin nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik.

Elezi vjen nga ekipi U-19 francez SM Caen dhe është pjesë e përfaqësueses U-19 dhe U-21 të Maqedonisë së Veriut. Vlen të theksohet se 18-vjeçari mban shiritin e kapitenit tek përfaqësuesja U-19 e shtetit fqinj.

Profili:

Datëlindja: 1 Mars 2001

Vëndlindja: Shkup

Nënshtetësi: Shqiptar, Maqedonia e Veriut

Gjatësia: 1.81 M

Pozicioni: Mesfushor qëndër

Këmba e fortë: E djathta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...