Ylli i Kosovës: Jemi të gatshëm të vdesim në fushë për t’i arritur qëllimet tona - Bota Sot
Ylli i Kosovës: Jemi të gatshëm të vdesim në fushë për t’i arritur qëllimet tona

Futboll

Ylli i Kosovës: Jemi të gatshëm të vdesim në fushë për t’i arritur qëllimet tona

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 18:53
Samir Ujkani

Samir Ujkani është deklaruar para ndeshjes me Anglinë, duke thënë se ‘Dardanët’ besojnë se mund të kualifikohen në Euro 2020. Kosova ka shkuar në Southampton me një rekord prej 15 ndeshjeve pa humbje, pas fitores 2-1 ndaj Republikës Çeke në fundjavën e kaluar.

Në një intervistë për ‘The Guardian’, kapiteni i Përfaqësueses tonë ka thënë se ata do të tentojnë të fitojnë ndaj ‘Tre Luanëve’, por janë në dijeni se para vetes e kanë një kombëtare të madhe.

“Ëndrra po vazhdon”, ka thënë Ujkani. “Kam menduar se do të kalojnë katër deri në gjashtë vite për ne që të jemi gati, por tani ne jemi duke i përjetuar të arriturat e mëdha”.

“Nëse mund të kualifikohemi, atëherë do të ishte e mrekullueshme, por ne jemi një skuadër që duam të rritemi edhe më shumë dhe ta bëjmë të ardhmen tonë të bukur për vendin tonë”.

“Unë, bashkëlojtarët dhe stafi jemi të gatshëm të vdesim në fushë për t’i arritur qëllimet tona. Kemi arritur këtu dhe nuk duam ta lëshojmë këtë mundësi”, ka shtuar më tej kapiteni i Kosovës.

Ndeshja që zhvillohet në kuadër të Grupit A, do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...