Spektakël dhe tetë gola, Anglia e mposht Kosovën! Shqipëria e la pa fjalë Islandën

Futboll

Spektakël dhe tetë gola, Anglia e mposht Kosovën! Shqipëria e la pa fjalë Islandën

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shtator 2019 Në ora: 20:47
Vedat Muriqi

(E plotësuar):  Spektakël po, gola po, emocione po në përballjen e madhe Angli – Kosovë, e cila përfundoi me fitoren e anglezëve me rezultat 5:3, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll.

Atmosferë drithëruese në stadiumin "St. Mary's Stadium" në Southampton, që u kënaqën me lojën e të dy dyja kombëtareve dhe aq me tepër që Kosova si kombëtare e re e vuri në vështirësi ekipin e ‘Tre Luanëve’.

Pak kush kishte pritur se kombëtarja e Kosovës do të shënonte për 35 sekonda në portën e anglezëve. Një gabim trashanik i futbollistit Keane më së miri përfitoi Vedat Muriqi i cili me të parën asistoi te Valon Berisha i vetmuar dhe me mjeshtri parabolloi portierin Pickford, 0:1.

Gëzimi i Kosovës qe jetëshkurtër, ngase ‘Tre Luanët’ u kundërpërgjigjen shpejt dhe barazuan shifrat. Sterling për bukuri shënon me kokë pas asistimit të Keanes dhe 1:1 në minutën e 8-të. Sterling i disponuar për mrekulli shërben me top Kanen që nuk mbulohet mirë nga Vojvoda, i cili futet në 16-sh dhe me goditje të fortë kalon në epërsi Anglinë (2:1).

Kosova futet në presion, ndërsa Anglia luan me qetësi dhe sa kalonin minutat edhe rrisni epërsinë. Në minutën e 38-të, Vojvoda më shumë nga paniku se sa që kishte nevojë të vepronte ashtu. Një top që shkoi pothuajse askund nga Sancho, Vojvoda nga pakujdesia e futi në portën e tij, duke shënuar autogol dhe për 3:1 në favor të anglezëve.

Dy minutat e fundit ishin fatale për Kosovën, kur Jadon Sancho realizoi dy herë dhe për epërsinë 5:1 përkatësisht në minutën e 44-të dhe 45+1’.  Dukej se gjithçka përfundoi me këtë epërsi, por pjesa e dytë sjelli diçka tjetër,  kur Kosova shënoi dy herë dhe e ngushton rezultatin në 5:3. Në minutën e 49-të, Valon Berisha shënon golin e dytë të tij, i cili nga afërsia në mesin e tre mbrojtësve anglez realizon gol të bukur në këndin e epërm të majtë të portës rivale, 5:2.  

Penallti për Kosovën 54', ndërsa Vedat Muriqi ka qenë i saktë edhe pse portieri Pickford e preku topin por futet në rrjetë, 5:3. Në minutën e 64-të, penallti e dyshimtë për Anglinë.  Maguire nuk e kishte prekur aq Rrahmanin, megjithatë ishte vendim i gjyqtarit. Harry Kane godet nga penalltia por portieri Arijaet Muriç e pret penalltinë e tij në këndin e djathtë.

Në minutën e 73-të, Sterling nga afërsia me një goditje të fortë qëllon shtyllën pingule.  Celina pati mundësi tre minuta pa përfunduar takimi por i pafat. Anglia shënon fitoren e katërt rresht, por që pësoi më shumti gola nga Kosova. Anglia kryeson me 12 pikë, kurse Çekia është në vend të dytë me 9 pikë dhe Kosova e treta me 8 sosh. Me 11 tetor Kosova do ta presë Malin e Zi.
Shqipëria si vendas (Elbasan) e mposhti me rezultat 4:2 Islandën, në kuadër të grupit H.

Në minutën e 32-të, Kastriot Dlrmaku gjuan bukur me kokë dhe kalon në avantazh kuqezinjtë pas një asistimit fantastik të Memushajt! Shpërthen festa në “Elbasan Arena”. Në minutën e 47-të, Islanda barazon me golin e Sigurjonsson. Në minutën e 52-të aksion fantastik! Kuqezinjtë sërish në avantazh! Shënon Elsi Hysaj!  Manaj jep një top mjaft të bukur për Hysajn, i cili ka dalë i vetëm përballë portierit duke shënuar golin e tij të parë në karrierë me fanellën e Kombëtares.

Në minutën e 58-të e ndëshkon lojtari i sapofutur në lojë Sigthorson! Prekja e parë e topit, sulmuesi nuk fal duke barazuar shifrat, pas një rrëmuje në zonë!  Në minutën e 79-të, sërish në avantazh kuqezinjtë, shënon Odise Roshi! Fieraku merr një top në të djathtë, futet bukur në zonë, liron të djathtën dhe gjen rrugën e rrjetës, i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit! Çmenden në festë shqiptarët, Sokol Cikalleshi shënon golin e katërt dhe të fitores 4:2 në minutën e 83-të! Shqipëria është në vend të katër me 9 pikë dhe ka tri me pak se Islanda në pozitën e tretë.

Anglia-Kosova    5:3
Gjyqtar: F. Zwayer (Gjermania).
Stadiumi “St. Mary's Stadium” në Southampton.
Shënues: Sterling (8’), Kane (19’), Vojvoda (38’-autogol), Sancho (44’ e 45+1’)-V. Berisha (1’ e 49’), Muriqi (54’-nga penalltia).
Kartonat e verdhë: Paçarada, Halimi, Aliti, Berisha, Rashkaj.
Anglia: Pickford, Alexander-Arnold, Keane, Maguire, Chilwell, Rice, Henderson, Sterling, Barkley (Mount 84’), Sancho (Rashford 85’) dhe Kane.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca (Rashkaj 59’), Halimi, Muslija (Paçarada 46’), Celina, V. Berisha (Hasani (85’) dhe Muriqi.

Shqipëria-Islanda    4:2
Stadiumi “Elbasan Arena” në Elbasan.
Shënues: Dërmaku (32’), Hysaj (52’), Roshi 78’’), Cikalleshi (83’)- G. Sigurdsson 47’), K. Sigthorsson (58’).
Kartonat e verdhë: Cikalleshi - Arnason.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj (Abrashi 72’), Gjimshiti (Veseli 66’), Dërmaku, Lenjani (Roshi 62’), Gjasula, Ismajli, Bare, Memushaj, Cikalleshi dhe Manaj.
Islanda: Halldorsson, Hermannsson, Arnason, G. Sigurdsson, Skulason, Sigurjonsson, Gunnarsson, Hallfredsson (K. Sigthorsson 56’), Bjarnason (Magnusson 71’), R. Sigurdsson dhe Bodvarsso.

Grupi A
Anglia-Kosova    5:3
Mali i Zi-Çekia    0:3 

Tabela

1. Anglia    4    4    0    0    19:4    12
2. Çekia    5    3    0    2    9:8    9
3. Kosova    5    2    2    1    10:10    8
4. Mali i Zi    5    0    2    3    3:13    2
5. Bullgaria    5    0    2    3    5:11    2

Grupi H
Shqipëria-Islanda    4:2
Franca-Andorra    4:2
Moldavia-Turqia    0:4

Tabela

1. Turqia    6    5    0    1    14:2    15
2. Franca    6    5    0    1    19:4    15
3. Islanda    6    4    0    2    10:9    12
4. Shqipëria    6    3    0    3    10:9    9
5. Moldavia    6    1    0    5    2:17    3

84' Lojë me emocione, Anglia shumë afër fitores. Valon Berisha ndëshkohet me karton të verdhë.

79' Anglia vazhdon të ruajë epërsinë 5:3.

73' Sterling nga afërsia me një goditje të fortë qëllon shtyllën pingule.

71' Lojë e pëlqyeshme, a do të shënojë sërish Kosova?

70’ Dramë në Southampton, tetë gola, një penallti e humbur nga anglezët. Lojë për infarkt. 

64' Penallti e dyshimtë për Anglinë.  Maguire nuk ishte prekur aq nga Rrahmani. Harry Kane godet nga penalltia por portieri Arijaet Muriç e pret penalltinë e dtij në këndin e djathtë. 

62' Lojë me ritëm, Kosova po kërkon mrekullinë, anglezët ta shtojnë epërsinë.

Anglia-Kosova    5:3
Gjyqtar: F. Zwayer (Gjermania).
Stadiumi “St. Mary's Stadium” në Southampton.
Shënues: Sterling (8’), Kane (19’), Vojvoda (38’-autogol), Sancho (44’ e 45+1’)-V. Berisha (1’ e 48’), Muriqi (54’-nga penalltia).
Anglia: Pickford, Alexander-Arnold, Keane, Maguire, Chilwell, Rice, Henderson, Sterling, Barkley, Sancho dhe Kane.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca (Rashkaj 59’), Halimi, Muslija (Paçarada 46’), Celina, V. Berisha dhe Muriqi.

58' Lojë e madhe, 8 gola dhe asgjë nuk dihet deri në fund.
 54' Muriqi goditi nga penalltia edhe pse portieri Pickford e preku por nuk e ndali, 5:3. 

Vedat Muriqi shënon nga penalltia dhe 5:3.

49' Valon Berisha shënon golin e dytë të tij, i cili nga afërsia në mesin e tre mbrojtësve anglez realizon gol të bukur në këndin e epërm të majtë të portës rivale, 5:2.

Valon Berisha ngushton rezultatin në 5:2.

47' Anglia është në epërsi me 5:1, ndërsa Kosova duhet të luftojë që të mos pësojë më shumë.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë, 5:1 për Anglinë.

Anglia-Kosova    5:1
Gjyqtar: F. Zwayer (Gjermania).
Stadiumi “St. Mary's Stadium” në Southampton.
Shënues: Sterling (8’), Kane (19’), Vojvida (38’-autogol), Sancho (44’ e 45+1’)-V. Berisha (1’).
Anglia: Pickford, Alexander-Arnold, Keane, Maguire, Chilwell, Rice, Henderson, Sterling, Barkley, Sancho dhe Kane.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Muslija, Celina, V. Berisha dhe Muriqi.
 

45+1' Sterling kalon me mjeshtëri Hadërgjonajn dhe futet në 16-sh, ku asistom për bukuri të Sancho që nuk e pati të vlshtirë të plasoi tiopin në rrjetë për 5:1.  

Anglia avancon me 5:1.

44’ Hadërgjonaj u vonua që të mbulojë, Jadon Sancho dhe ky i fundit realizoi për 4:1. 

42' Kosova është në panik të panevojshme! Te tria golat deri me tash bie në saje të mos reagimit si duhet të mbrojtjes. 

38' Mërgim Vojvoda shënon autogol dhe 3:1 për Anglinë.  Vojvoda nuk u tregua i zgjuar, kur në vend që të largon topin ai e futi në rrjetë pa e ndier presionin nga askush. Goli i dytë që bie përmes gabimeve të tija. 

37' Mërgim Vojvoda gjuan rrezikshëm nga rreth 23-24 metra por jashtë portës.

36' Kosova është në presion të 'Tre Luanëve' dhe nuk përjashtohet të kemi edhe më shumë gola.

34' Kosova po jep maksimumin përballë gjigantit botëror, madje arriti që t'i shënojë për 35 sekondat e parë tzë lojës.

32' Anglia ka posedimin e topit 70 për qind krahasim me Kosovën, sipas sttatistikave që japin mediat ndërkombëtare.

30' Lojë e mirë nga të dyja palët, Kosova luan me qetësi e cila po tenton të ofrohet drejt portës rivale. 

Anglia-Kosova    2:1
Gjyqtar: F. Zwayer (Gjermania).
Stadiumi “St. Mary's Stadium” në Southampton.
Shënues: Sterling (8’), Kane (19’)-V. Berisha (1’).
Anglia: Pickford, Alexander-Arnold, Keane, Maguire, Chilwell, Rice, Henderson, Sterling, Barkley, Sancho dhe Kane.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Muslija, Celina, V. Berisha dhe Muriqi.

26' Armosferë e mirë në stadiumin në Southampton, raportohet se në stadium janë mbi 5 mijë shqiptarë.

Kosova kishte avancuar pa kaluar as 35 sekonda kur kishte gabuar Keane dhe Valon Berisha realizoi pas asistimit të Muriqit.

24' Lojë dinamike, Kosova megjithatë po kërkon golin e barazimit. Nga ana tjetër Kane jashtëzakonisht i rrezikshëm për portën tonë.

21' Vedat Muriqi nuk e zotëroi si duhet topin dhe rasti shkoi huq.

19' Sterling e gjen Harry Kane dhe shënon për 2:1. Vojvoda nuk e mbuloi si duhet Kanen dhe ky nuk fal nga afërsia.

14' Lojë me ritëm, Anglia nuk e ndjen sigurinë për faktin se Kosova është e papërshtatshme.

10' Loja e bukur dhe për  pak minuta dy gola.

8' Raheem Sterling shënon me kokë për 1:1.

Pas një gabimi të mbrojtjes së Anglisë, Valon Berisha përballë me portierin dhe me mjeshtri parabolloi portierin Pickford dhe 0:1.

1' Valon Berisha me mjeshtëri shënokn dhe 0:1. Nis ndeshja, Kosova e para e fillon. Intonohet himni i Kosovës. Po vijnë minutat e drithëruese. Të gjithë janë në pritje të ndeshjes në stadiumin "St. Mary's Stadium" në Southampton, mes Anglisë dhe Kosovës, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Dy kombëtare pa humbje, Anglia me tri fitore që mban pozitën e parë me 9 pikë dhe Kosova me dy fitore e dy barazime renditet në pozitën e dytë me 8 pikë. Në Grupin H, në "Elbasan Arena" Shqipëria e pret Islandën, në kuadër të xhiros së gjashtë.

Shqipëria është në vend të katërt me 6 pikë dhe Islanda e treta me 12 sosh.

Anglia-Kosova
Anglia: Pickford, Alexander-Arnold, Keane, Maguire, Chilwell, Rice, Henderson, Sterling, Barkley, Sancho dhe Kane.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Muslija, Celina, V. Berisha dhe Muriqi.

Në minutën e 47-të, Islanda barazon me golin e Sigurjonsson.

33' Kastriot Dërmaku shënon për Shqipërinë dhe avancon me 1:0.

Shqipëria-Islanda

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Dërmaku, Lenjani, Gjasula, Ismajli, Bare, Memushaj, Cikalleshi dhe Manaj.
Islanda: Halldorsson, Hermannsson, Arnason, G. Sigurdsson, Skulason, Sigurjonsson, Gunnarsson, Hallfredsson, Bjarnason, R. Sigurdsson dhe Bodvarsso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat