Djali i Fadil Vokrrit: Me një analizë për ndeshjen Angli- Kosovë

Futboll

Djali i Fadil Vokrrit: Me një analizë për ndeshjen Angli- Kosovë

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 00:33
Gramoz Vokrri

Gramoz Vokrri, i biri i legjendës së futbollit, të ndjerit Fadil Vokrri, e ka vlerësuar lartë paraqitjen e sontme të Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen ndaj Anglisë.

Vokrri tha në Analizën Zgjedhore se Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi lojë kolektive dhe është e vështirë të veçohen ndonjë lojtarë.

”Si çdo kosovar me ndjenja të mëdha, me momente krenarie, momente gëzimi, hidhërimi po ashtu. Por besoj që në fund ne jemi fitimtar të kësaj ndeshje. Sepse të na thoshte dikush që ”keni me luftu me Anglinë për pozitën e parë në Europian”, s’na kish marrë dikush seriozisht”.

”Ka shumë persona në botën e futbollit që na shohin si një fenomen e sonte e kanë dëshmuar këta djelmosha. Duhet respektuar shumë për atë se çfarë kanë bërë sonte. Më la përshtypje guximi i selektorit për ta inkuadruar Florent Musliajn, është 19 vjeçar dhe është si në futje në zjarr për të. Por më pëlqeu më së shumti loja kolektive sepse në këtë ndeshje është paksa e vështirë për ta veçuar një lojtarë sepse kjo lojë mund të arrihej vetëm me lojë kolektive”.

”Më duket e kemi tejkaluar këtë fazën e frikës ndaj kundërshtarit. Sot kam parë djelmosha që kanë luajtur me zemer, pa presion por duhet ta pranojmë realitetin Anglia është një nivel tjetër. Është Kampionate Europe. Është hera e parë ndoshta e dytë, që po marrim pjesë në cikël kualifikues. Kemi qenë aq të dëshpëruar në ciklin e parë sa që çdo rezultat po na entuziazmon”.

”Besoj në një frymë të kombëtares. Besoj që Kombëtarja është e vetmja në Kosovë që krijon pozitivitet në sportin e Kosovës. Sondazhi na paraqet shumë simpatik në sy të europianëve. Kam pranuar sot shumë mesazhe nga Franca me shumë pozitivitet sepse kanë dëgjuar për Kosovën kështu por s’kanë pasur rast ta shohin nga afër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat