Hysaj pas ndeshjes: Akoma nuk po e besoj që kam shënuar, bëmë ndeshje krejt tjetër - Bota Sot
Hysaj pas ndeshjes: Akoma nuk po e besoj që kam shënuar, bëmë ndeshje krejt tjetër

Futboll

Hysaj pas ndeshjes: Akoma nuk po e besoj që kam shënuar, bëmë ndeshje krejt tjetër

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 07:54
Elseid Hysaj

Kapiteni Elseid Hysaj shënoi golin e tij të parë me Kombëtaren, falë një aksioni mjaft të bukur, ndërsa në përfundim të ndeshjes nuk i fshehu emocionet si për topin e çuar në rrjetë, ashtu edhe për fitoren e kuqezinjve.

Ai shprehet i lumtur për golin, por mbi të gjitha për fitoren.

Bëtë një ndeshje mjaft të mirë si ekip dhe morët një fitore mjaft të rëndësishme. Çfarë ndryshoi sot? Ne luajtëm krejt ndryshe në krahasim me ndeshjen ndaj Francës dhe ishim të bindur që kemi potencial për të luajtur ndaj Islandës dhe për të fituar, ashtu si edhe bëmë. Ky ishte kundërshtari ynë.

Zëvendësimin e kërkuat vetë? Po, sepse kisha një dëmtim në pulpë dhe nuk po arrija të jepja më të mirën time, ndaj nuk doja të penalizoj skuadrën.

Shënuat golin e parë me kombëtaren, si ndiheni? Akoma nuk po e besoj që kam shënuar dhe isha shumë i gëzuar në ato momente. Jam i lumtur për golin, por edhe mbi të gjitha për fitoren.

Takimi Shqipëri-Islandë, i vlefshëm për eliminatoret e "Euro 2020" i luajtur mbrëme në "Elbasan Arena", përfundoi me rezultatin e thellë 4-2.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...