Lukaku: Më në fund po punoj me Conten

Futboll

Lukaku: Më në fund po punoj me Conten

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 09:17
Romelu Lukaku dhe Antonio Conte

Sulmuesi Romelu Lukaku, është i kënaqur që po punon me trajnerin e Interit, Antonio Conte.

Lukaku u transferua këtë verë për 75 milionë euro nga Manchester United.

Belgu është në formë të mirë pasi ka shënuar dy gola për “Neurazurët”, ndërsa për kombëtaren e Belgjikës ka shënuar dhe asistuar në fitoren ndaj Skotlandës (4-0).

Ai tha se është i kënaqur që është duke punuar me Conten dhe shpreson të vazhdojnë këtë formë.

“Më në fund po punoj me Conten, i cili me dëshironte për shumë kohë. Interi ka një grup të mirë, njëjtë si këtu te kombëtarja. Shënova gol të mirë dhe jemi të rrezikshëm në kundërsulm”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat