Mesfushori anglez: Ne e dinim që Kosova ishte e rrezikshme

Futboll

Mesfushori anglez: Ne e dinim që Kosova ishte e rrezikshme

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 11:17
Mesfushori anglez: Ne e dinim që Kosova ishte e rrezikshme

Anglia e mundi Kosovën 5:3 në Southampton, duke e forcuar vendin e parë në Grupin A me pikë maksimale nga katër ndeshje.

Kosova e pësoi humbjen e parë pas plot dy vjetëve apo 15 ndeshjeve. Ndërkohë, Anglia e Southgate e realizoi fitoren e katërt në po kaq ndeshje në Grupin A deri tani, të cilit i prin si lidere e padiskutueshme.

Duke folur pas ndeshjes, Henderson tha: “Kemi qenë shumë të mirë me topin dhe kemi krijuar shumë dhe kemi shënuar.

Por në mbrojtje kemi humbur topa duke pësuar gola naivë që është zhgënjyese. Ne e dinim që Kosova ishte e rrezikshme. E dinim që ata mund të shënonin gola".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat