Kur plas Serbia nga inati, kështu shkarravit për Kosovën 

Futboll

Kur plas Serbia nga inati, kështu shkarravit për Kosovën 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:04
Kur plas Serbia nga inati, kështu shkarravit për Kosovën 

Serbia nuk mund ta përballoi dot se si kombëtarja e Kosovës me një strukturë aq të re të djelmoshave dhe që po bëjnë bum në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020 në futboll. 

Dy fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje në pesë ndeshjet e grupit A janë rezultate fantastike të djelmoshave tanë në krye me përzgjedhësin Bernard Challandes.  

Gazeta serbe “Sportski Zurnal” që nuk e kryen punën e asaj profesionale, nga inati pothuajse ka plasur që Kosova bëri lojë të madhe në Southampton dhe u mund me 5:3 nga Anglia. 

“Anglia vazhdoi që të fitojë, e mundën përzgjedhjen e shtetit të rremë të Kosovës”, shkarravit mes të tjera ky medium serb, që është i mbushur me shovenizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat