Skandal, Qeveria e Serbisë ndërton stadium të ri në Kosovë!

Futboll

Skandal, Qeveria e Serbisë ndërton stadium të ri në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:41
Goran Rakiçi me një lojtar të Trepçës fantome

Dikujt i duket ëndërr por kjo po ndodhë në realitet, se me investimet e Qeverisë së Serbisë në një pjesë të Mitrovicës do të ndërtohet stadiumi i ri! Këtë e ka thënë edhe Goran Rakiç, që i thotë vetes kryetar i një pjesë të ashtuquajtur Mitrovicë e Veriut!

“Kryetari i Mitrovicës veriore të Kosovës, Goran Rakiç, ka marrë  pjesë në ndeshjen e Kupës së Kosovës dhe Metohisë të luajtur në Zhitkoviç, ku njoftoi se në qytetin e Ibrit do të ndërtohet një stadium i ri pas dy dekadave të plota”, kështu shkruan një farë “Jedinstvo”!.

"Për të mbështetur të rinjtë dhe për t’iu krijuar kushte edhe më të mira për sport, shfrytëzoj rastin që t’ju njoftoj se jemi gati që të fillojmë ndërtimin e një stadiumi të ri, me kapacitet 5000 vende në qytetin e Mitrovicës.

Ky objekt sportiv do të ndërtohet me fondet e Qeverisë së Republikës së Serbisë, si pjesë e ciklit të investimeve të iniciuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiç", tha Goran Rakiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat