I theu hundën këngëtarit, jepet dënimi

Futboll

I theu hundën këngëtarit, jepet dënimi

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 17:29
I theu hundën këngëtarit, jepet dënimi

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Atletico Madridit, Arda Turan, aktualisht pjesë e Basaksehirit të Stambollit është dënuar me 2 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg  për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe për kanosje, pasi qëlloi në ajër më qëllim trembjen dhe shkaktimin e panikut. Futbollit turk është çliruar nga akuza e ngacmimit seksual. Gjithsesi, vendimi është pezulluar, pasi, sipas medieve në Turqi, Turan nga ka precedentë penalë.

Ngjarja e rëndë ndodhi tetorin e kaluar në një lokal nate në Stamboll, ku Turan u përfshi në një zënke me këngëtarin Berkay Sahin për shkak të disa fjalëve të rënda që futbollisti i kishte thënë bashkëshortes së tij, Ozlem.

Muzikanti kishte thyer hundën, ndërsa Turan e kishte ndjekur deri në spital, ku kishte shkrepur disa herë pistoletën, veprim që sipas avokatëve të ish-futbollistit të përfaqësueses së Turqisë, kishte ndodhur aksidentalisht.

Në fakt, për ish-kapitenin e Turqisë bëhet fjalë thjesht për episodin e fundit negativ. Vitet e fundit Turan ishte bërë protagonist me kërcënime ndaj një gazetari dhe me një pezullim prej 16 ndeshjesh pasi kishte shtyrë anësor dhe plagosur një arbitër tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat