Keane i ka disa fjalë për Anglinë pas ndeshjes me Kosovën

Futboll

Keane i ka disa fjalë për Anglinë pas ndeshjes me Kosovën

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 17:58
Keane i ka disa fjalë për Anglinë pas ndeshjes me Kosovën

Roy Keane, legjenda e Manchester Unitedit dhe një ndër futbollistët më të ashpër që janë njohur ndonjëherë në fushën e blertë, i ftuar analist në studio, pas përfundimit të ndeshjes Angli-Kosovë (5-3), nuk ka kursyer djemtë e trajnerit Southgate, duke i kritikuar sidomos për faktin që pësuan tre gola…

Për ITV, ai tha: “Ishte ndeshje shumë e bukur për t’u parë dhe shijuar, por futbollistët anglezë duhet të jenë autokritikë…

Anglia vazhdon të ketë disa zakone të vjetra dhe të gabuara! Për shembull, kur sheh se ndeshja teorikisht ka mbaruar pasi janë shumë përpara me gola, lëshojnë çdo gjë. Dakord, mund të humbasësh topin ose të japësh pasimin jo siç duhet, por jo të mos vraposh më!”.

“Duhet të rregullojnë këtë gjë, sepse në futboll mund të të godasin pa pritur. Asnjëherë nuk mbaron loja duke lëshuar totalisht. Shihja futbollistë që nuk ndihmonin më shokun”.

“Më duket sikur futbollistët e Anglisë mërziten shpejt… Nuk janë duke u stërvitur te klubi i tyre por përfaqësojnë kombëtaren"/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat