Dikur stadiumi i krenarisë në Kosovë dhe i rezistencës ndaj Serbisë, sot në mjerim

Futboll

Dikur stadiumi i krenarisë në Kosovë dhe i rezistencës ndaj Serbisë, sot në mjerim

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2019 Në ora: 18:09
Fusha e krenarisë në Kosovë dhe e rezistencës ndaj Serbisë, sot në mjerim

Veç ta shikosh fushën se çfarë gjendje është sot të kap sikleti se lere të futesh nëpër të. 
Kjo është fusha e futbollit në Llukar, që në kohën e okupimit krahas klubit me renome Prishtina edhe shumë klube tjera zhvillonin ndeshjet e Kampionatit të Republikës së Kosovës.
 Fusha e krenarisë dhe e rezistencës ndaj Serbisë, dikur mblidhte me mijëra shikues në Kosovë, sot në mjerim. 

Avni Shabani, gazetar i mirënjohur dhe i Radio Kosovës, ka bërë një bërë përshkrim interesant me disa fotografi. 

“Dikur mblidhte me mijëra Stadiumi i fshatit Llukar, tash me emrin Qamërli, para luftës, ishte Arenë Sportive, ku zhvilloheshin ndeshjet e futbollit, të cilat përcilleshin nga mijëra dashamirë të kësaj loje magjike, duke e mbajtur gjallë futbollin qe edhe në okupim mbijetoi!

Image

Tash ka mbet djerrine kjo fushë, siç shihet në këto foto, ashtu siç në fakt mbeten edhe fushat tjera tek ne ku luhej asokohe futbolli, e do të ishte mire të vendoset ndonjë pllakë apo shenjë, që të kujtohet, të vizitohet e mos të harrohet, sidomos për brezat e rinj që po mburren me kombëtaret tona, e të kenë njohuri edhe për të kaluarën sportive, apo jo miq të nderuar!?”, shkruan Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat