Tërhiqet ish-futbollisti i njohur, por jep lajmin e hidhur: Nuk mund të luaj në ndeshjen e lamtumirës sepse...

Futboll

Tërhiqet ish-futbollisti i njohur, por jep lajmin e hidhur: Nuk mund të luaj në ndeshjen e lamtumirës sepse...

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 20:16
Vincent Kompany

Vincent Kompany ka vendosur të varë këpucët në gozhdë dhe të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 33 vjeç. Futbollisti belg ka pasur shumë dëmtime gjatë karrierës dhe kjo e shtyn të thotë "mjaft", ndaj për këtë arsye ka organizuar sonte një ndeshje bamirësie në "Etihad Stadium" të Mançesterit me të gjithë shokët dhe kundërshtarët e një jete!

Por, e papritura ka ndodhur. Për shkak të një dëmtimi, nuk do të mund të zbresë në fushë. "Nuk mund të luaj! Nuk rrezikoj dot. Kjo gjë më ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës time. Eshtë e pabesueshme që nuk mund të zbres në fushë në lamtumirën time".

"Kur firmosa me Cityn dikur e kuptova se do të ishte një vend fituesish! Nuk krahasohem dot me mbrojtësit e sotëm të qendrës, karriera ime ishte ndryshe. Por, Van Dijk nuk ka luajtur me futbollistë si Ferdinand apo Terry! Por, ndeshjet e luajtura tregojnë se Van Dijk do të jetë në top për shumë kohë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat