Lautaro Martinez po përgatitet për rinovimin e tij me Interin, por jo pak shkëndija ka patur se për të mund të hyjë ndërmjetës Lionel Messi, për ta marrë tek Barcelona.
Këtyre dyshimeve iu ka hedhur më shumë benzinë agjenti i tij, Alberto Yaque, që në një deklaratë tha: “Do të ishte shumë bukur ta shitja atë me Messin tek Barça. Do të ishte shumë bukur ta shihje atë të luajë i qetë dhe i lumtur. Gjithmonë e shoh të lumtur atë kur është në kombëtare, që kur ishte tek ekipi i moshave”.
Lautaro ka kontratë me Inter deri në vitin 2023 dhe këto ditë flitet se do të rinovojë me përmirësim page, deri në vitin 2024.