Perez: Transferimi i Pogbas, ishte i vështirë njësoj siç ishte i Lewandowskit

Futboll

Perez: Transferimi i Pogbas, ishte i vështirë njësoj siç ishte i Lewandowskit

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 08:42
Perez, Pogba dhe Lewandowski

Presidenti i Realit, Florentino Perez ka pranuar që ka provuar të transferoj yllin e Bayernit, Robert Lewandowski.

Gjatë tërë verës Pogba ka qenë i lidhur me një kalim në “Santiago Bernabeu”, mirëpo një gjë e tillë ka dështuar.

Perez për këtë gjë ka thënë se transferimi i tij ka qenë i vështirë, njësoi siç është transferimi i sulmuesit të Polonisë.

“Janë disa lojtarë që nuk shiten. Provuam për Lewandowski për disa vite, mirëpo Bayerni nuk e shiti. Nuk ka pasur ndonjë mundësi. Kjo ndodhi me Pogban. Kur lojtarët janë në shitje, ne mundohemi t’i transferojmë”, deklaroi ai.

Presidenti gjithashtu foli edhe për sezonin e kaluar që nuk ishte në nivelin e duhur.

“Kemi nëntë lojtarë të nominuar për Topin e Artë, klubi ka vlerën 1.2 bilionë euro. Viti i kaluar nuk ishte problem një lojtar, por mentaliteti i të gjithëve. Lojtarët janë transferuar, Eden Hazard është njëri ndër ta”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat