Sterling me një detaj interesant nga ndeshja me Kosovën

Futboll

Sterling me një detaj interesant nga ndeshja me Kosovën

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 11:25
Sterling me një detaj interesant nga ndeshja me Kosovën

Raheem Sterling ka zbuluar se Jadon Sancho i ishte përgjëruar atij t’ia pasonte topin për ta shënuar golin e parë në karrierë për Anglinë në ndeshjen e së martës kundër Kosovës.

Anglia e fitoi 5:3 trillerin kualifikues për Euro 2020 ndaj një Kosove guximtare në Southampton, duke ia ndërprerë ecurinë gati dyvjeçare pa humbje kombëtares verdhekaltër.

Anësori i Borussia Dortmundit ia doli ta shënojë jo një por dy gola për Anglinë natën e së martës, të dyja të asistuara nga Sterling.

Pas ndeshjes, ylli i Manchester City e pranoi se bashkëlojtari i tij 19-vjeçar i kishte shkuar në dhomën e hotelit një natë para lojës për t’i kërkuar ta ndihmojë të shënojë. “Ai më erdhi në dhomë në orën 10:30 mbrëmë dhe m’u përgjërua t’i ndihmoj të shënojë”, zbuloi Sterling.

“Prandaj, jam shumë i lumtur që ai shënoi.

Ai është djalosh i mirë. Kur unë isha në moshën e tij, nuk mund t’i bëja disa gjëra që ai po i bën tani. Ai është shumë profesionist”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat