12 mln euro në sezon dhe një premtim, PSG blindon yllin

Futboll

12 mln euro në sezon dhe një premtim, PSG blindon yllin

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 14:19
Marco Verrati

Marco Verrati është gjithnjë dhe më shumë një nga pikat më të forta të Paris Saint-Germain.

Janë të shumtë lojtarët e rinj që i janë shtuar skuadrës (Icardi, Sarabia, Herrera, Gueye, Keylor Navas), disa janë larguar (Dani Alves, Areola), të tjerë nuk kanë arritur ta bëjnë (Neymar).

Ai që nuk ka asnjë dyshim mbi të ardhmen e tij është ish-ylli i Pescara-s, i cili pritet të rinovojë shumë shpejt kontratën me klubin. Sipas calciomercato.com, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, njeriu që e mori Verratti-n në Ligue 1, po negocion me menaxherin e numrit 6 të Italisë, Mino Raiola-n.

Ylli i Italisë do të fitojë 12 milionë euro nga marrëveshja e re, e cila do të skadojë në 2024-ën. Gjithashtu, klubi i ka premtuar atij shiritin e kapitenit. Duke parë se kontrata e Thiago Silva-s skadon vitin e ardhshëm, mesfushori 26-vjeçar do ta trashëgonte shiritin për shkak të vjetërsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat