Feronikeli, gati para sfidës me Dritën

Futboll

Feronikeli, gati para sfidës me Dritën

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 15:57
Feronikeli, gati para sfidës me Dritën

KF Feronikeli dhe Drita, do të takohen këtë të shtunë, në derbin e xhiros së IV-të, në Stadiumin e Qytetit, në Gjilan.

"Brenda skuadrës sonë mbizotëron një atmosferë mjaftë e mirë, me stërvitje intensive, të cilat janë bërë me qëllim të mbajtjes sa më në formë të futbollistëve, gjatë këtij pushimi për ndeshjet e përfaqësuesve.

Lajm i mirë brenda klubit është gjithashtu gjendja e mirë e sulmuesit, Mevlan Zeka, i cili megjithëse do të jetë në pikëpyetje për takimin me Dritën, po stërvit pandërprerë me ekipin, për tu rikthyer në formën e tij optimale sa më parë që të jetë e mundur.

Ndeshja ndaj Dritës zhvillohet të shtunën, prej orës 16:00, thuhet nga FC Feronikeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat