Sokoli: Është ndeshja ime e para

Futboll

Sokoli: Është ndeshja ime e para

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:14
Sokoli: Është ndeshja ime e para

Prishtina e pret Llapin. Dy skuadra këto, që edicionin e fundit rivalizuan për titull deri në javën e 31-të kur kryeqytetasit kishin mposhtur rivalët 1:0.

“Prishtina duelin në derbin rajonal e pret me kryetrajnerin e ri Bylbyl Sokoli i cili do të debutoj në postin e sapoemëruar”, thuhet nga FC Prishtina.  

Klubi me renome konfirmon edhe çmimin e biletave për takimin e nesërm që luhet në orën 19.00: “Çmimi i biletave: Tribuna Lindore dhe Veriore (për tifozët e Llapit) 3 euro; Tribuna Perëndimore 5 euro dhe Tribuna VIP 15 euro”.

Kryetrajneri i prishtinasve, Sokoli shprehet se është ndeshja e parë e tij. “Është ndeshja ime e para dhe luajmë kundër një ekipi cilësor.

Atmosfera në klub është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresoj në prezantim të suksesshëm të ekipit në këtë ndeshje timen të parë. Jemi skuadër komplete, përveç Leonit Abazit që ka pasur një lëndim gjatë javës i cili është duke e sanuar lëndimin dhe mungon në ndeshje”, ka thënë Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat