Juventus përgatit surprizën e dyfishtë për Fiorentina-n

Futboll

Juventus përgatit surprizën e dyfishtë për Fiorentina-n

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:19
Maurizio Sarri, Cristiano Ronaldon

Pas ndeshjeve të kombëtareve, rikthehet kampionati. Për sfidën kundër Fiorentina-s, bardhezinjtë do të mund të mbështeten te dy rikthime të rëndësishme

Maurizio Sarri e ka kaluar pneumoninë që kishte goditur kohët e fundit dhe do të jetë në stol për ndeshjen që do të zhvillohet në Franchi këtë të shtunë në orën 15:00. Jo vetëm. Përveç trajnerit bardhezi, do të shihet, të paktën në stol, Aaron Ramsey.

Ish-ylli i Arsenal ka rikuperuar nga dëmtimet fizike që e kanë detyruar të mungojë në ndeshjet e para të Juventus-it në këtë sezon dhe tani është gati të marrë një fanellë në mesfushën e "Zonjës".

Dy lajme të bukura për tifozët e Juventus-it, të cilët do të kenë më në fund mundësinë që të duartrokasin të dy protagonistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat