Plot 16 vjet pjesë e Arsenal, klubi e shpërblen sot!

Futboll

Plot 16 vjet pjesë e Arsenal, klubi e shpërblen sot!

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:42
Joe Willnock

Arsenal vijon të fokusohet tek talentet e rinj, që dalin nga akademia e tyre, ashtu siç është edhe Joe Willnock.

Mesfushori që sapo ka mbushur 20 vjeç ka rinovuar kontratën e tij sot me “Topçinjtë” për 4 vitet e ardhshme. Willnock numëron 20 ndeshje me ekipin e parë të Arsenal dhe këtë sezon ka qenë titullar në tre ndeshje të Premier League.

Anglezi ka qenë pjesë e klubit londinez që prej moshës 4-vjeçare duke kaluar të gjithë ekipet zinxhirë dhe tani ndodhet tek ekipi i parë, aty ku trajneri Emery po i jep gjithnjë e më shumë hapësirë. Për këtë, ai ka siguruar edhe një vend në kombëtaren e Anglisë për U-21, ku është titullar në çdo ndeshje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat