Cili më i fortë profesori apo ushtaraku, do të shihet nesër në ‘Fadil Vokrri’

Futboll

Cili më i fortë profesori apo ushtaraku, do të shihet nesër në ‘Fadil Vokrri’

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:08
Batatina e Sokoli

Të dashuruar deri në vesh me lojën e futbollit, pa futboll iu duket jeta e thatë! Është fjala për prof. Bylbyl Sokolin dhe Tahir Batatinën.

Sokoli, një kohë kryetrajner në Llap, tani është kryetrajner i Prishtinës. Tahir Batatina, një kohë drejtor në Llap dhe aktualisht kryetrajner i kësaj skuadre!

Bile Batatina një kohë ka qenë edhe drejtor sportiv i Llapit sa ishte Sokoli kryetrajner! 

Nesër në orën 19.00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të ndeshen Prishtina-Llapi, derbi i skuadrave fqinje dhe që pritet me rivalitet në kuadër të javës së katërt. Sokoli përballet me Batatinën!

Sokoli është edhe profesor, kurse Batatina edhe ushtarak! Cili do të jetë më i fortë në sfidën e nesërme, gjithçka do të shihet pas 90 minutave.

Sokoli kërkon fitore në sfidën e parë si kryetrajner i ri i Prishtinës, që vjen në vend të Mirel Josës, dhe që do të ishte edhe e para e Prishtinës për edicionin e ri, kurse Batatina ka hesapet e tija dhe strategjinë  kundër taktikës së profës! Sfidë interesante apo jo, profesori përballet me ushtarakun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat