“De Ligt është dashur të shkojë në Bayern ose Barcelonë”

Futboll

“De Ligt është dashur të shkojë në Bayern ose Barcelonë”

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 00:56
Matthijs de Ligt

Van der Vaart vazhdon të insistojë se De Ligt është dashur të shkojë në Bayern ose Barcelonë, e jo në Juventus.

Matthijs de Ligt shkëlqeu sezonin e kaluar me Ajaxin.

Vetëm 20-vjeçar, ai ishte kapiten i Ajax në Champions League, para se të transferohet te Juventusi për 75 milionë euro plus bonuse.

Të shumtë janë ata që kanë vënë në pikëpyetje ndikimin e De Ligt dhe Van der Vaart sërish ka insistuar se holandezi mund të mos ketë marrë vendimin e duhur.

“Do të kisha preferuar ta shikoj atë te Bayern Munich ose te Barcelona”, shtoi Van der Vaart.

“Ai ka vështirësi në këtë kohë dhe nuk është e lehtë të garosh me Giorgio Chiellini, madje edhe nëse është i lënduar, dhe Leonardo Bonucci. Por ai është shumë i talentuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat