Beppe Bergomi zbulon top player-in e Inter-it

Futboll

Beppe Bergomi zbulon top player-in e Inter-it

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 07:12
Beppe Bergomi

Beppe Bergomi, ish-ltar i Inter-it dhe kampion i botës në 1982-shin me Italinë, ka folur për kalimin e Antonio Conte-s te zikaltrit.

"Aftësia e trajnerit është ajo që të marrë maksimumin nga lojtarët e tij, si Ranocchia dhe Candreva, për shembull. Ka qenë investimi më i madh i klubit dhe besoj se është top player-i i vërtetë i kësaj skuadre", ka thënë Bergomi për calciomercato.it.  

Merkato e Marotta-s: "Ideja e  tij ka qenë gjithmonë ajo që të marrë sa më shumë italianë në ekip dhe Barella me Sensi-n kanë qenë goditje shumë të mira në këtë aspekt. Avantazhi i Lukaku-t është forca e madhe fizike, ndërsa për Icardi-n është bërë një zgjedhje".

Lufta për titull: "Juventus mbetet superiore, sipas mendimit tim, edhe për sa i takon alternativave që kanë në stol. Këtë vit synon të ndryshojë edhe filozofinë dhe të fitojë duke luajtur mirë, por kjo e ka bërë të marrë disa rreziqe. Nëse do të gabojë, Inter duhet të jetë gati të përfitojë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat