Willian harron Hazard: Mund të fitojmë disa trofe

Futboll

Willian harron Hazard: Mund të fitojmë disa trofe

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 08:20
Willian

Ylli i Chelsea-t, Willian, ka folur për objektivat e Chelsea-t në këtë sezon. "Mendoj se mund të fitojmë disa trofe", ka thënë ai për Sky Sports.

"E di se do të jetë e vështirë, por kështu është gjithmonë. Është e vështirë kur humb lojtarë si David Luiz dhe Eden Hazard, por ne kemi disa lojtarë cilësorë që mund të përmirësohen dhe të bëhen mes më të mirëve të kampionatit në të ardhmen. Mendoj se kemi një skuadër të madhe".  

"Chelsea është një klub i madh dhe kjo fanellë është e rëndësishme. Kur Chelsea merr pjesë në një kompeticion, paraqitet për të fituar. Nuk ka rëndësi me cilët lojtarë dhe me cilin trajner, çdo vit duam të fitojmë diçka dhe mendoj se këtë vit mund ta bëjmë përsëri".

Pas lamtumirës së Maurizio Sarri-t, drejtimin e ekipit e ka marrë Frank Lampard, flamur i Chelsea-t dhe një idhull i tifozëve: "Puna me të ka qenë e bukur. Është një njeri i jashtëzakonshëm. Na duhet pak kohë të përshtatemi, sepse bëhet fjalë për një filozofi të re, por mendoj se do ta bëjmë shpejt".

Chelsea pret shumë nga të rinjtë, por edhe nga lojtarët më ekspertë dhe Willian, për shkak të pozicionit në fushë dhe eksperiencës, është lojtari i duhur për të marrë vendin e Eden Hazard. Gjithsesi, ai nuk ka arritur të japë maksimumin në këtë fillim sezoni për shkak të një dëmtimi.

"Kam pësuar një dëmtim kur isha në Kupën e Amerikës dhe më duhej pak kohë për t'u stërvitur dhe për të rikuperuar, por tani jam në 100%. Duhet të vazhdoj të stërvitem dhe të luaj mirë kur të zbres në fushë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat