Koulibaly: Ky ekip do të fitojë titullin e kampionit në Serie A

Futboll

Koulibaly: Ky ekip do të fitojë titullin e kampionit në Serie A

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:01
Kalidou Koulibaly

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly beson në Scudetto.

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly ka besim të plotë te kapaciteti i skuadrës së tij në garë për titull të kampionit në Serie A.

Koulibaly ka thënë se skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti do ta ndërpresë dominimin e Juventusit duke u shpallur kampion i ri i Italisë, në përfundim të këtij sezoni.

“Kush do ta fitojë Scudetton? Napoli”, deklaroi Koulibaly për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”.

“Ne besojmë, humbja në Torino nuk ka lënë gjurmë. Pastaj, kampionati sapo ka filluar”, u shpreh ai.

Koulibaly ishte i pafat në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit pasi realizoi autogol në humbjen 4:3 në Torino në minutat e fundit të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat