Fiorentina – Juventus, lajm i keq për Dybalan

Futboll

Fiorentina – Juventus, lajm i keq për Dybalan

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:45
Paulo Dybala

Paulo Dybala vazhdon të presë për të luajtur si titullar në sezonin e ri te Juventus.

Paulo Dybala do të jetë sërish rezervist te Juventus.

Mediat italiane raportojnë se ylli argjentinas nuk do të luajë nga minuta e parë as në ballafaqimin e xhiros së tretë në Serie A ndaj Fiorentinës.

Bianconerët vizitojnë Firencën të shtunën me fillim nga ora 15:00, por Dybala përsëri nuk do të jetë në formacionin bazë të trajnerit Maurizio Sarri.

Dybala ka qenë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, pas qëndrimit në Torino ai është duke u ballafaquar me konkurrencë të fortë për një vend në formacionin bazë derisa Sarri aktualisht preferon treshen Cristiano Ronaldo, Douglas Costa dhe Gonzalo Higuain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat