“Mister” 150-milionëshi: Shkruajeni që tani, ja kush e fiton titullin në Serie A

Futboll

“Mister” 150-milionëshi: Shkruajeni që tani, ja kush e fiton titullin në Serie A

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 10:16
Kalidou Koulibaly

Gabimi i hidhur në “gongun” e ndeshjes në Torino, të humbur 4-3 kundër Juventusit, do t’i peshojë gjatë. Megjithatë, nuk e thyen, as dekurajon. Jo, kjo nuk mund të ndodhë me Kalidou Koulibaly, një luftëtar i lindur. Ai vërtet shënoi autogol në portën e tij, në sekondën e transfertës me kampionët e Italisë, por mbetet shtylla kryesore e Napolit, një nga më të vlerësuarit në rolin e tij.

Publiku në Napoli nuk e ka kritikuar kurrë, thjesht sepse nuk ka pasur asnjëherë asnjë akuzë kundër tij. I intervistuar nga “Il Corriere dello Sport”, senegalezi foli për marrëdhëniet e tij me tifozët napolitanë, si dhe momentin e vështirë, si ai në “bilbilin” e fundit të supersfidës së 31 gushtit. "Napoli nuk të toleron, por të do. Unë e kam provuar këtë në mënyrë të përsëritur, jo vetëm në momentet e lumtura, që të jep futbolli, por edhe në jetën e përditshme. Një nga ditët e vështira, pas autogolit me Juventusin, e vërtetoi se çfarë janë për mua ata njerëz, sa më mbështesin”.

De Laurentiis ka zbuluar se ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë euro për të, e ka konsideruar pak për një lojtar që ka dëshmuar se vlen edhe më shumë në një treg të çmendur, si ai aktual. Senegalezi e gjykon kështu veprimin e presidentit: "Ndoshta bëri keq (qesh)... Tani do të ishte më i pasur... Ai vendosi kështu, sepse më do. Unë kam vlerën 150 milionë euro? Kjo është diçka e mirë. Tregu i futbollit është i çuditshëm”.

Koulibaly i ka idetë e qarta, se kush do ta fitojë titullin në Serie A, megjithëse fillimi nuk ishte më i miri për të tijtë, me një humbje dhe shtatë gola të pësuar në dy ndeshjet e para: "E fiton Napoli. Dhe shkruajeni këtë. Ne besojmë se humbja e Torinos nuk lë gjurmë. Pastaj, kampionati sapo ka filluar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat