Historia nuk shkruhet për vete, po për të tjerët

Futboll

Historia nuk shkruhet për vete, po për të tjerët

Nga: Enver D. Halili Më: 13 shtator 2019 Në ora: 11:15

(Një kronologji historike me shkas, pas riaktivizimit të KF Uniteti- Sodovinë e Jerlive)
Kur lindim, nuk na pyesin, as ku do të rritemi, por as si do ta kemi emrin. Të gjitha këto i bëjnë të tjerët  për neve, por prapë duhet të jemi krenar me këto fakte.

Image

KF Unitedi i viteve të 80-ta

KF “Bentokos” nga Sodovina e Jerlive, u themelua në vitin 1976, në kuadër të Bashkësisë Lokale, të fshatrave, Sadovinë e Jerlive, Vërbanit, Goshicēs e Smirēs të Komuna e Vitisē.

Nismëtar për themelimin e këtij klubi futbollistik  shqiptar në këtë trevë ishin: Nexhat Fetahu, (kryetar klubi ), Daut Abdyli (trajner) dhe prof. Jakup Jahiri (kapiten).

Kryesia e parë historike ishin: Muhabi Selmani, Nazmi Emërllahu, Bahram Jahiri, Fehmi Zeqiri, Basri Sylejmani, Sylejman Tahiri, Xhevat Bekteshi, Basri Arifi e Sefedin Sylejmani. Klubi gjitha rekuizitat  sportive i ka blerë vetë, rregullimin e fushës nga A -ZH e kanë bërë vetë banorët e Sodovinës, me mjete e fuqi punëtore. Komuna nuk ju ka dalur fare në ndihmë. Statusi i klubit ishte i domosdoshëm për pjesëmarrje në gara, u shkrua natën e fundit para ndeshjes nën dritën e kandilit se nuk kishte rrymë, me një makinë shkrimi të vjetër e shkronjat e fshira, u shkrua me gishtat e nismëtarit, themeluesit  e poliglotit të klubit  z. Jakup Jahirit, duke i cituar nga fletorja e shkruar me laps Heset Abdyli e Nijazi Miftari.

Image

Një pamje në Sodovinë

KF” Bentokos” u emërua në bazë të një organizate hulumtuese që zbuloi se kjo tokë e këtij vendi përbënte sasi të mëdha të Betonitit, që e dinin edhe vendasit.
Sodovinasit 3 herë e kanë thurur me rrethoja fushën, e ndërtuar zhveshtoret me fuqi punëtore, pa mjete teknike e mjete materiale nga askush, por gjitha i kanë bërë vetë, me kontributin vetanak.
Klubi garonte në Ligën Rajonale të Gjilanit, futbollistët ishin nga çdo fshat i Komunës së Vitisë.
Klubi së shpejti arriti rezultate fascinonte, së shpejti u inkuadrua në Ligën e Dytë të Kosovës, ku garonte me vite, binte nga liga dhe prapë ngritej si Feniksi dhe prapë bëhej pjesë e ligës së dytë. 

Pastaj për shkaqe ekonomike ndryshon emërtimin  në KF “Agromorava”, ku po ashtu garoi edhe në Ligën e Dytë të Kosovës, por edhe ishte finalist i Kupës së Kosovës, kur kishte Gjeneratën e Artë”, sipas suksesit të klubit, e pësoi disfatë në finale po ashtu nga Gjenerata e Artë e KF Prishtinës e cila po atë vit ishte bërë pjesë e futbollit elitar të shtetit ish YU.

Pra shumë futbollist cilësor bartën e djersitën  fanellat e klubit me ngjyrë të Betonitit.
Trajnerë nëpër kohë ishin: Daut Abdyli, Fazli Sokoli, Jakup Jahiri, Faruk Hoxha, e Nexhat Bekteshi, kurse sekretar gjithnjë pas tyre ishte Shefqet Ajeti. Në vitet 1992-93, kohën e okupimit u riaktivizua klubi, por tani si KF Uniteti, kuptohet  trashëgimtar i KF “Bentokos“ e KF “Agromorava” me iniciativën e Ahmet Hasanit, punëtorit të palodhshëm i cili e emëroi me këtë emër.

Kur filloi Liga e Pavarësimit të futbollit të Kosovës, e fusha e KF Unitetit ishte fushë e të gjitha skuadrave që flasin shqip, në këtë periudhë liga garonte në 4 grupe.
Në këtë fushë futbolli  pak më larg të vëzhgimit të milicëve të shqiponjave dhe me mikpritjen e sigurimin  e sadovinasve, në krye me Basri Sylejmanin, u zhvilluan 2 Finale të Kosovës.
Më kujtohen si sot me z. Jakup Berishën koordinatorin e grupit të Ferizajt dhe anëtarin e Kryesisë së FFK-së, nga Gjilani, edhe vēllau Skënderi, vizatuam vijat dhe ngjyrosëm shtyllat, ju nuk besoni ato shtylla kanë ende ngjyrën tonë, por tani ka mbetur vetëm njëra!

KF Uniteti gjatë okupimit nuk duhet harruar asnjëherë e kanë financuar e mbajtur gjallë Nexhat Ferahu, Suad Berisha e Ramadan Hasani, e trajnerë ishin Ahmet Hasani  i cili një vit shkoj dhe mori timonin e KF “Ferizajt”, atë vit kubin e udhëhoqëm unë dhe vëllau Skënder Halili. Klubi gjatë kësaj gare ishte gjithnjë në krye të tabelës së klasifikimit dhe kur pushuan aktivitetet sportive pushoi edhe futbolli, por kur pas lufte filloi të rrokullisej lirshëm topi, e futbollistët të kanë ajrin më të pastër KF Uniteti mbeti në Ligën e Parë Shtetërore tani, me sukseset e tij. Pastaj pas disa viteve në Ligën e Parë (Tani Superliga e Kosovës) dikush filloi ta pastroj Ligën nga klubet fshatare si na quanin neve.

Në kohën e pasluftës klubin e kanë udhëhequr si trajnerë Ahmet Hasani, Isak Sadiku, Basri Sylejmani e Shefki Misini, e sekretar ishte i palodhshmi Zekir Zejnullahu. Gjatë këtyre viteve defiluan shumë futbollist, disa me nga 5 ndeshje, disa me nga 5 vite e më shumë, por në pamundësi të përmend emrat e të gjithë juve, ju sigurisht e gjeni vehten në këta rreshta  të mij, që isha akter i të tri etapave, apo emërtimeve KF “Bentokos”,  KF” Agromorava” dhe KF “Uniteti“. Si futbollist si kapiten e si trajner, prandaj e ndjeva si obligim  të ringjalli emocionet e juaja, duke mis harruar kontributin e juaj dhe të krenohem me ju.

Tani pas 16 viteve pushim të KF “Unitetit” u zgjua nga gjumi dhe u kyq nē gara, u ndez qiriu i profës Jakup dhe kjo më kujton thënien: “Nëse lodhësh, mësohu të pushosh, por jo të dorëzohesh“. KF “Uniteti” u kyq nē gara fillestare sepse fusha e shtruar me tepih të kuq, tani u shtrua me tepih të gjelbër, meritë e fitimit të kësaj fushe nga UE e FFK e ka KF “Vllaznia“ nga Pozherani Komuna e Vitisē, që e fitoi si donacion  për suksesin  historik të klubit inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Ndeshja  hapëse javën e kaluar e KF “ Unitetit” kundër KF “Lipjanit” ishte ndeshje për mbamendje në njëfarë mënyre e llojit të vetë, por realiteti  “Ka shumë dëshira në këtë pak jetë”. Stadiumi sintetik tani i emëruar me emra të vëllezërve dëshmor të kombit nga ky vendbanim “Gursel e Bajram Sylejmani“ në Sodovinē tē Jerlive, që dhanë jetën për këtë liri, ka bashkuar të gjithë futbollistët e Komunës dhe Kosovës si dikur. Në ndeshjen hapëse munguan ata që kontribuuan, ata që derdhën djersë e humbën kohë, por kuptohet historia nuk shkruhet  për veti, po për të tjerët.

Problem është kur njeriu ndalon të dalloj, kontributin e suksesin nga mossukseset e përtacinë dhe kurrë shkronjat nuk kanë qenë të afta të shpjegojnë atë çka përjetohet.

KF “Uniteti” ish KF “Benyokosi” një periudhë ishte klubi më i arsimuar  me staf e futbollist në ish shtetin e YU. KFF ”Uniteti” tani me drejtor Ahmet Hasanin, drejtor sportiv Shefki Misinin, trajner Musli Sylejmanin, e sekretar Arton Miftarin, janë orientuar që në etapën e 4  të historisë së klubit, ti arrijnë rezultatet e gjeneratave të kaluara.

Historia nuk guxon as të ndalet as të harrohet, as të nënçmohet por vetëm të ndjekēt, sepse fuqia nuk qëndron në mbrojtje por në sulm.
Suksese klubi i shumë gjeneratave, e shumë simpatizuesve të kohës së kaluar dhe të tanishme.
Autor është trajner e analist futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat