Beqiri: Ndaj Vardarit na pret ndeshje e vështirë, - Bota Sot
Beqiri: Ndaj Vardarit na pret ndeshje e vështirë,

Futboll

Beqiri: Ndaj Vardarit na pret ndeshje e vështirë,

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 11:52
Beqiri: Ndaj Vardarit na pret ndeshje e vështirë,

Trajneri i Struga Trim Lum, Jeton Beqiri, prêt ndeshje të vështirë në derbin ndaj Vardarit në Shkup. Ai thotë se nëse iu jepet mundësia do ta befasojnë favoritin në këtë takim.

“Na pret një ndeshje jashtëzakonishtë të vështirë kundër një Vardari, i cili është rikthyer në formë në ndeshjet e fundit, por ne edhe përkundër respektit maksimal për kundërshtarin do të udhëtojmë në Shkup për të bërë një ndeshje të mirë, të japim gjithcka nga vetja dhe gjithsesi nëse na jepet mundësia të befasojmë favoritin në këtë ndeshje”, deklaroi trajneri Beqiri.

Struga Trim Lum në Shkup do të jetë pa Tafën dhe Kasamin, për arsye kartonësh. Ai dëshiron referim të drejtë dhe lojë korrekte.

“Për shkak të kartonëve të kuq të marrë në ndeshjen me Shkupin, kundër Vardarit do të mungojnë Tafa dhe Kasami, kurse të gjithë futbollistët tjerë janë të gatshem për të dhënë maksimumin. Dëshirojmë një referim të mirë e lojë fer dhe korrekte, kush të jetë më i mirë le të fitoj”, tha Beqiri.

Ndeshja Vardar-Struga Trim Lum do të luhetë të shtunën (14 shtator) në stadiumin “Todor Proeski” në SHkup me fillim prej orës 15:30, kurse gjyqtar kryesor do të jetë Marjan Gocevski nga Strumica.

Struga Trim Lum gjendet në vendin e pestë me 7 pikë pas katër javësh, kurse Vardari i treti po me 7 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...