Ish-presidenti i Barçës: Pas çdo deklarate të Messit ka një “por”…

Futboll

Ish-presidenti i Barçës: Pas çdo deklarate të Messit ka një “por”…

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 12:25
Leo Messi

Joan Gaspart, ish-presidenti i Barcelonës, foli për mikrofonat e “El Larguero”, ku analizoi edhe intervistën e djeshme të gjatë të Messit dhe nënshkrimin e dështuar të Neymar.

Neymar - "Unë e di se Barcelona dhe presidenti i saj kanë provuar të nënshkruajnë me Neymar. PSG kërkoi 300 milionë euro në fund të negociatave. Megjithëse Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm, për dinjitetin e klubit kjo shumë nuk mund të paguhej. Barça ka bërë mirë që është përpjekur të nënshkruajë me të, por jo të kalojë çdo kufi logjik financiar".

Klauzola e Messit - "Klauzola e mbarimit të kontratës në fund të sezonit ishte përdorur edhe nga lojtarë të tjerë, si Iniesta apo Xavi, nuk është diçka e re te Barcelona. Messi është pjesë e filozofisë së klubit. Unë nuk mendoj se fjalët e Messit dërgojnë ndonjë impuls shqetësues për bordin, ose presidentin Bartomeu. E njoh Leon shumë mirë dhe nuk është stili i tij. Pas çdo deklarate të Messit ka një "por"… Përderisa zëdhënësi i klubit i kupton ato si deklarata të parëndësishme, mendoj se nuk janë paralajmërime për bordin, se atij nuk i pëlqen mënyra si po funksionion klubi".

A propozon Messi përforcime - "Sigurisht që Messi mund të propozojë nënshkrime të reja, ashtu siç bën një ish-president. Unë e telefonova Bartomeu për t'i thënë që, nëse mundet, të firmosë me Neymar. Sidoqoftë, mes dëshirës dhe mundësive ekziston një hendek i pakapërcyeshëm ndonjëherë".

Kush nuk duhet të nënshkruajë - "I vetmi që nuk do të nënshkruajë më kurrë me Barcelonën është Luis Figo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat