Lajm i keq për Guardiolën, ylli i Man Cityt mungon 5-6 muaj - Bota Sot
Lajm i keq për Guardiolën, ylli i Man Cityt mungon 5-6 muaj

Futboll

Lajm i keq për Guardiolën, ylli i Man Cityt mungon 5-6 muaj

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 15:29
Pep Guardiola

Menaxheri Pep Guardiola ka konfirmuar shkallën e lëndimit të Aymeric Laporte.

Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte do të mungojë për pesë deri në gjashtë muaj për shkak të një operacioni të gjurit.

25 vjeçari u dëmtua në fitoren e “Citizens” ndaj Brighton para pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Image

Menaxheri Pep Guardiola ka konfirmuar shkallën e lëndimit.

I pyetur se për sa kohë do të mungojë Laporte, Guardiola tha: “Pesë muaj, gjashtë muaj. Vitin tjetër sigurt, janar ose shkurt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...