Rrëfehet Zidan

Futboll

Rrëfehet Zidan

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 16:00
Rrëfehet Zidan

Real Madridi do të përballet ditën e nesërme me Levanten, duke filluar nga ora 13:00 në “Santiago Bernabeu”.

Në prag të kësaj sfide në konferencën për shtyp ka dalë tekniku i madrilenëve, i cili është shprehur: “Pavarësisht se disa lojtarë kanë bërë vetëm një stërvitje me skuadrën, pas ndeshjeve të kombëtareve, ne jemi gati dhe jemi të përgatitur. Dëmtimi i Modriç? Luka luajti dy ndeshje brenda tri ditëve me Kroacinë, por shpresoj që të kthehet nga dëmtimi sa më shpejt. Është e pamundur që ai të luajë nesër dhe ne duhet ta pranojmë këtë. Vinisius ka besimin tim të plotë. Ai është e ardhmja e këtij klubi, por gjithçka është si proces dhe do kohë.

Ndonjëherë lojtarët nuk luajnë dhe kjo nuk do të thotë se unë nuk kam besim tek ata, unë kam shumë besim te Vinisius dhe e kam pjesë të planeve të mia.”, u shpreh Zidan.

Gjithashtu ai foli edhe për situatën e Hazardit, Bejlit dhe Ramosit: “Rinovimi i Ramosit? Të gjithë e dimë se çfarë ka bërë ai për këtë klub. Ai e ka thënë vetë, se dëshiron të bëjë gjëra të mëdha këtu dhe të mbyllë karrierën këtu.

Gjithmonë e kam thënë se Bejl ka shumë cilësi. Ajo që ndodhi në verë ka kaluar tani. Ai është me ne tani dhe të gjithë jemi të lumtur për këtë. Nuk duhet të ushtrojmë presion te Hazardi, pasi prej disa javësh ka qenë i dëmtuar dhe nuk duhet të nxitojmë.”, përfundoi tekniku francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat