S'ka paqe, Reali dhe Barcelona përplasje milionere për yllin e Europës

Futboll

S'ka paqe, Reali dhe Barcelona përplasje milionere për yllin e Europës

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 16:27
Pamje nga takimi

Nuk do të shuhet kurrë rivaliteti ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, pasi nga fusha e lojës kalon në merkato. Lajmi i fundit që Barcelona kërkon Kylien Mbappen dhe mund të heqë dorë nga Neymari ka shqetësuar jo pak madrilenët. 

Klubi i Florentino Perezit po e monitoron prej kohësh situatën me sulmuesin 20-vjeçar dhe është gati të bëjë çmenduri për ta afruar në skuadër. Kampioni i botës nuk e ka fshehur dëshirën për t'u larguar nga PSG dhe dy më të mëdhatë e Spanjës e presin me krahë hapur. 

Të dy klubet duket se do të përforcohen në merkaton e verës dhe nëse nuk arrihet Mbappe mund të kënaqen me Neymarin, gjithmonë nëse kampionët e Francës heqin dorë nga yjet e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat