Ish-trajneri i Zvicrës me një vlerësim interesant për Xherdan Shaqirin

Futboll

Ish-trajneri i Zvicrës me një vlerësim interesant për Xherdan Shaqirin

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 17:30
Ish-trajneri i Zvicrës me vlerësim interesant për Xherdan Shaqirin

Ish-trajneri i ekipit kombëtar të Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e ka komentuar mungesën e Xherdan Shaqirit për dy ndeshjet e shtatorit, duke thënë se Shaqiri duhet të mbahet si lule.

Së fundi, Shaqiri ishte në qendër të vëmendjes pasi që nuk e pranoi ftesën e Zvicrës për të marrë pjesë në dy ndeshjet e shtatorit, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, kundër Irlandës dhe Gjibraltarit. Fillimisht, Kombëtarja e Zvicrës njoftoi se Shaqiri s’e ka pranuar ftesën pasi që dëshiron të përqendrohet te Liverpooli. Megjithatë, gazeta zvicerane Blick zbuloi se Liverpooli nuk është duke mbajtur stërvitje pasi që trajneri Jurgen Klopp u ka dhënë të gjithëve pushim.

“Xherdani gjithmonë ka luajtur duke synuar zemrat e shikuesve pasi që ai e ka gjallëruar lojën dhe ka pasur çapkënllëkun e vet.

Nga natyra. Ai ka një karakter të mirë dhe është i ndërgjegjshëm. Ndonëse fare në fillim ka qenë pothuajse i turpshëm, që nga fillimi është integruar mirë në ekip. Është një lojtar ekipor, i cili mund t`i aktivizojë të tjerët”, tha Hitzfeld.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat