Kastrati: Skuadra e gatshme për të dhënë maksimumin

Futboll

Kastrati: Skuadra e gatshme për të dhënë maksimumin

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 17:33
Kastrati: Skuadra e gatshme për të dhënë maksimumin

Kapiteni i skuadrës së Gjilanit, Ylber Kastrati, në prononcimin e tijë për faqën zyrtare të klubit, tha se skuadra gjatë gjithë javës e ka vlersuar në maksimum çdo stërvitje dhe çdo element, që i nevojitet për ndeshjen e nesërme kundër Drenicës

"Javë e vlerësuar maksimalisht me seriozitetin e duhur për çdo stërvitje dhe për çdo element që na nevojitet për duelin e nesërm kundër Drenicës ", u shpreh fillimisht Kastrati.

Mbrojtësi i Gjilanit më tutje foli edhe për ecurinë e pozitive të skuadrës në ndeshjet e fundit, ndërsa ai gjithashtu përmendi faktin se ai dhe bashkëlojtarët e tijë po i marin ndeshjet një nga një duke respektuar çdo kundërshtar.

"Vërtet një ecuri e mirë momentale, baza e gjithë kësaj është atmosfera e mirë brenda grupit të futbollistëve, e që po na mundëson ta përçojmë edhe në fushën e blertë.Gjithashtu në skuadrën e Gjilanit porfesionalizmi është në nivelin e duhur dhe neve nuk na lejon të kënaqemi me disa rezultate pozitive, kësisoj me këmb në tokë ne po i marim ndeshjet një nga një, duke respektuar çdo kundërshtar dhe duke u bazuar në forcat tona", shtoi tutje Ylber Kastrati.

Ai foli edhe për pritshmërit e tijë për duelin e nesërm, që skuadra e tijë e zhvillon si mysafir i Drenicës në Skënderaj.

"Skuadra e Gjilanit në çdo ndeshje futet për të dhënë maksimumin, e në bazë të performancës që vie si rezultat i maksimumit në fushën e blertë, pritshmëritë kuptohet janë të mëdha", mbylli prononcimin e tijë kapiteni i skuadrës Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat