FC Prishtina me lokacion në Bërnicë - Bota Sot
FC Prishtina me lokacion në Bërnicë

Futboll

FC Prishtina me lokacion në Bërnicë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 17:43
FC Prishtina me lokacion në Bërnicë

Sot, në prezencën e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi, së bashku me mysafirët e nderuar, ka prerë shiritin e nisjes së punimeve të kompleksit sportiv të FC Prishtina me lokacion në Bërnicë.

Në prezencën e shumë mysafirëve dhe të Ambasadorëve të nderuar të disa shteteve mike, u njoftua për projektin më të madh të infrastrukturës sportive jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Ejupi, ndër tjera ka theksuar, që edhe pse gjendemi rastësisht në kohë fushate, më meritori për të gjithë projektin është Haradinaj i cili nga takimet e para ka përkrahur iniciativën e klubit më të madh sportiv në vend.

Ndërsa, Haradinaj është shprehur i lumtur me prezantimin të cilin iu është bë, duke theksuar se shpreson shumë që projekti si i tillë të përfundoj e të jetë në shërbim të sportistëve, në veçanti i futbollistëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...