‘Fluturon’ Ballkani i Ismet Munishit

Futboll

‘Fluturon’ Ballkani i Ismet Munishit

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2019 Në ora: 17:54
Magani

Ballkani nga Theranda vazhdon me serinë fantastike të rezultateve, duke arritur edhe tri pikë të reja që nuk maten as me ari. ‘Fluturon’ në krye të renditjes Ballkani i Ismet Munishit.
Ballkani po shkëlqen prej se ka ardhur kryetrajneri i ri, Ismet Munishi.

Therandasit para shikuesve të vet triumfuan me rezultat 3:2 në përballje me Trepçën '89 nga Mitrovica, në kuadër të javës së katërt të elitës së futbollit të Kosovës.

Është humbja e parë për mitrovicasit pas një fitore e dy barazime dhe për Ballkanin është fitorja e dytë, kanë edhe dy barazime. Nuk kishin kaluar më shumë se 20 sekonda Artur Magani realizon për Ballkanin, ndërsa golat tjerë i shënuan: Blendi Baftiu (12') e Arbër Hoxha (50') dhe për '89-shin realizuan: Arb Manaj (57'-nga penalltia e 81').

Ballkanin merr kryesimin me 8 pikë, po ka një ndeshje më shumë e dy pikë me tepër se Drita, Feronikeli, Gjilani, kurse Trepça ’89 është në pozitën e pestë me 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat