Valverde plas bombën: Nuk më intereson aspak nëse Messi largohet!

Futboll

Valverde plas bombën: Nuk më intereson aspak nëse Messi largohet!

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 18:34
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Valencian për La Liga, ku preku temat më interesante për skuadrën dhe këtë ndeshje.

A ka përçarje mes Messit dhe klubit? “E gjithë bota e shikon atë dhe e interpreton, e shikojnë me dylbi. Mos i jepni shumë rëndësi”.

Rikthimi i Messit? “Në fillim u duk si një pushim i shkurtër. Me pas plaga u hap dhe tani po e merr më ngadalë rikuperimin. Nuk e di se kur do të kthehet. Nuk e di nëse do jetë të martën, ndoshta më vonë. Për të martën është e vështirë, s’dua të krijoj pritshmëri”.

Neymar: “Akoma s’ka mbaruar kjo? Ai është një lojtar i madh në një skuadër tjetër. Të flasësh për këto gjëra dëmton klubin. Nuk më pëlqen ta bëj këtë gjë.”

Dua të qëndroj, por të fitoj, kërcënim nga Messi? “ Nuk më intereson aspak se ai mund të largohet, Të gjithë vendosin për të ardhmen e tyre, pasi edhe klubi vendos. Unë ua kam thënë se ju shpesh doni të shikoni më shumë gjëra nga se thoni.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat