Idrizi: Ne ia falëm fitoren Ballkanit

Futboll

Idrizi: Ne ia falëm fitoren Ballkanit

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 18:48
Idrizi: Ne ia falëm fitoren Ballkanit

Trepça ’89 ka pësuar humbje 2:3 në udhëtim te Ballkani, ndërsa Shpëtim Idrizi nuk është ndarë i kënaqur me reagimin e futbollistëve të tij, pasi beson se kishin marrë gjithë masat e nevojshme.

I pari i bankinës së “Minatorëve” beson se humbja erdhi pas gabimeve amatore në pjesën e parë të lojës, teksa beson se futbollistët e tij i falën fitoren Ballkanit qysh në 45 minutat e para të lojë

“Ndeshja përfundoi për ne qysh në pjesën e parë. Ne ia falëm fitoren Ballkanit me disa gabime amatore. Pjesa e dytë ishte më ndryshe, u munduam të reagonim, por ishte vonë dhe Ballkani me meritë e fitoi ndeshjen. Shqetësuese është reagimi i disa futbollistëve në pjesën e parë të lojës, pasi që kishim punuar shumë gjatë javës për të mos i bërë ato gabime”, deklaroi Idrizi për “Super Sport Kosova”

Idrizi më pas foli edhe për dy ndeshjet e radhës që skuadra e tij i zhvillon ndaj Dritës dhe Prishtinës.

“Me këtë lloj angazhimi sikurse në pjesën e dytë të lojës ndaj Ballkanit mendoj se do t’i fitojmë të dy ndeshjet”, u shpreh Idrizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat