Munishi: “U frikësuam, por në fund shpëtuam” - Bota Sot
Munishi: “U frikësuam, por në fund shpëtuam”

Futboll

Munishi: “U frikësuam, por në fund shpëtuam”

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 19:46
Ismet Munishi

Ballkani sot ka shënuar fitore ndaj Trepçs’89 me rezultat 3:2, duke vazhduar kështu serinë e mirë në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e Ismet Munishit mbetet pa humbje kur janë zhvilluar 4 ndeshje në Ipko Superligë, derisa tash i prinë tabelës me 8 pikë, por që ka një ndeshje më shumë sesa rivalët e saj.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është parë i lumtur pas ndeshjes, derisa ka thënë se minutat e fundit vuajti bukur shumë.

“Janë dy ekipe që luajnë futboll të mirë dhes spektakli ka qenë i garantuar. Në pjesën e dytë ramë paksa dhe kishim pak frikë se mund të barazohet rezultati por fatmirësisht u kry mirë për ne. E dimë se ku i bëmë gabimet dhe e dinë se ku duhet të përmirësohemi. Me pikët në ndeshjet e para jam mese i kënaqur. Ndoshta kemi mundur ta kemi edhe ndonjë pikë më shumë”, ka thënë Ismet Munishi në Supersport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...