“Mungoi fair-play” – Kritikohen lojtarët e Anglisë për veprimin në ndeshjen kundër Kosovës

Futboll

“Mungoi fair-play” – Kritikohen lojtarët e Anglisë për veprimin në ndeshjen kundër Kosovës

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:15
Pamje nga ndeshja

Përkundër që beson se gjëra të tilla në futboll ndodhin dhe se lojtarët nuk duhet të shpërqendrohen, Armend Dallku beson se lojtarët e Anglisë shfaqën mungesë të fair-playit në ndeshjen kundër Kosovës.

Sonte i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7 është Armend Dallku, i cili do të flasë për rezultatet e Kosovës në dy ndeshjet e zhvilluara në muajin shtator – kundër Çekisë dhe Anglisë – si dhe gjasat e “Dardanëve” për ta siguruar kualifikimin në EURO 2020.

Goli i tretë i Anglisë – autogol nga Mërgim Vojvoda – erdhi pas disa momenteve shpërqënndrimi në fushë dhe e gjitha kjo situatë përfundoi me ndëshkimin e trajnerit tëKosovës, Bernard Challandes, me karton të verdhë.

Challandes ishte i zemëruar që gjyqtari nuk e kishte ndalur lojën pas një ndërhyrjeje ndaj Fidan Alitit, i cili kishte mbetur i shtrirë në fushë. Lojtarët e Anglisë nuk pranuan ta largojnë topin nga fusha në mënyrë që Aliti të trajtohet, përkundër që “Dardanët” e kërkonin këtë gjë.

Ky rast u vlerësua nga disa tifozë kosovarë si mungesë i Fair-Playit nga ana e anglezëve, pasi që ata arritën ta shfrytëzojnë situatën e krijuar në fushë për ta shtuar epërsinë kundër Kosovës në 3:1.

“Po, mund ta quajmë mungesë fair-playi, por futbolli është shumë i paparashikueshëm dhe shumë i shpejtë. Gjithcka ndodh brenda sekondave. U shënua goli, por ndoshta Aliti duhej ta kapte topin vetë dhe të rrinte jashtë vijës, në mënyrë që të ndërhynte gjyqtari anësor”, u shpreh Dallku.

“Për mua mjaft i dyshimtë ishte edhe një gol i Anglisë, që u dyshua për pozitë jashtë loje. Por, këto janë probleme që mund t’i ketë çdo ndeshje. S’duhet të fokusohemi te këto, por te problemet e tona që i kemi”.

Anglia e fitoi këtë ndeshje me rezultat 5:3 kundër Kosovës, në kuadër të Grupit A kualifikues për EURO 2020, duke i dhënë kështu fund ecurisë së “Dardanëve” prej 15 ndeshjeve pa disfatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat