Llapi befason Prishtinën, importon tri pikë nga 'Fadil Vokrri'

Futboll

Llapi befason Prishtinën, importon tri pikë nga 'Fadil Vokrri'

Nga: K.G Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:57
Foto nga ndeshja

Prishtina dëshpëron tifozët e vet duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Llapi i Podujevës, ndeshjen e javës së katërt të elitës së futbollit të Kosovës, që u zhvillua në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë.

Në minutën e 30-të Sebino Plaku shënon për fitoren e llapjanëve duke importuar tri pikë të mëdha. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, apo ushtaraku, doli më i suksesshëm se prof.

 Bylbyl Sokoli i Prishtinës, për këtë fundit ishte ndeshja e parë nën drejtimin e bardhekaltërve.

Llapi ngritët në vend të dytë me 7 pikë, kurse Prishtina mbetet i dhjeti në renditje me një pikë dhe pa shijuar ende fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat