Man Utd arrin marrëveshje me De Gea

Futboll

Man Utd arrin marrëveshje me De Gea

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 22:53
David de Gea.

Manchester United dhe De Gea kanë arritur marrëveshje.

Manchester United raportohet të ketë arritur marrëveshje të re katër vjeçare me portierin David de Gea.

Sipas marrëveshjes së re, gardiani spanjoll pritet të fitojë rreth 15 milionë euro, bëjnë të ditur raportimet e ‘Daily Record’.

Skuadra ka takuar kërkesat e spanjollit për marrëveshjen e re, të barabartë me Pogba, dhe tani ai do të fitojë rreth 15 milionë euro në sezon.

De Gea, i cili ishte në vitin e tij final të kontratës aktuale, përfshin edhe një vit opsional në kontratën e tij me klubin nga ‘Old Trafford’.

Kontrata e re mes palëve shuan shpresat e Juventus për një transferim falas gjatë verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat