Detaji i një gjuri, Ricky Alvarez dhe sherri Inter-Sunderland për 15 milionë euro

Futboll

Detaji i një gjuri, Ricky Alvarez dhe sherri Inter-Sunderland për 15 milionë euro

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 23:33
Ricardo Alavrez

Ricardo Alavrez është ende një lojtar që mbetet në agjendën aktuale të Interit, për faktin e thjeshtë sepse presin të arkëtojnë 15 milionë euro.

Historia nis në vitin 2014 kur Inter e huazoi tek Sunderland për 1.5 mln euro dhe në fund të sezonit ishte detyrim blerje nëse klubin anglez qëndronte në Premier League dhe lojtari argjentinas nuk do të pësonte dëmtim në gjurin e majtë, pasi ishte me probleme asokohe.

Alvarez transferohet në Angli, por në ndeshjen e tij të tretë dëmtohet në gjurin e djathtë dhe operohet, duke e mbyllur sezonin me një gol të shënuar në debutim.

Sunderland e mori edhe për sezonin pasardhës, aty ku luajti 13 ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol dhe më pas u largua si lojtar i lirë drejt Sampdoria, ku qëndroi dy vite, ndërsa aktualisht ndodhet në Meksikë te skuadra e Atlas.

Pavarësisht se 31-vjeçari vijon karrierën e tij, Inter dhe Sundeland vijojnë të jenë në gjyqe, që vijojnë në seri dhe ankimohen herë pas herë. Sot, klubi anglez është në Ligue One, që korrespondon me Kategorinë e Tretë dhe 15 mln euro janë shumë para, që s’kanë ndër mend t’i paguajnë, por Inter është i favorizuar në çdo gjyq të zhvilluar deri tani, pasi marrëveshja mes tyre ishte të mos dëmtohej në gjurin e majtë, gjë që në fakt ndodhi në gjurin e djathtë, që sipas Sunderland, dëmtimi ka ardhur për shkak të dobësisë që kishte lojtari në gjurin e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat